Larg librave të komercializmit, një vepër që ndërthur në vete disa tema si: filozofia, identiteti, dashuria, vdekja, mjekësia dhe kërkimi i kuptimit të jetës.
Paul, një neurokirurg i dashuruar pas dijes së shumë fushave, përshkon vite ndërmjet kufirit të jetës dhe vdekjes, në kërkim të arsyes se çfarë e bën jetën e njeriut të vlefshme për t’u jetuar. Shëron, fal jetë njerëzve, ndërkohë që sheh edhe jetë që shuhen ndërmjet duarve të tij. E papritur, e gjen veten në anën tjetër të asaj vije: nga mjek në pacient.
Përballja me të vërtetën e vdekjes së tij është një nga pikat e kthesës së kësaj historie reale, ku Paul ndryshon të gjithë perspektivën e tij mbi jetën.
Në faqet e librit nuk takojmë thjesht një sërë sugjerimesh se si duhet jetuar, por një përpjekje për të kuptuar si të ndihemi të gjallë edhe kur jeta nuk shkon ashtu siç duam.

No comments:
Post a Comment