Një libër që ofron një reflektim të thellë mbi jetën dhe gjithçka që na rrethon.
Në çdo faqe ndjehet një harmoni që ngjason me ritmin e një vallëzimi, në të cilin Delia përpiqet të na paraqesë elementet e gjithësisë jo si armiq, por si forma të përkohshme me të cilat duhet të mësojmë të luajmë me vetëdije, në mënyrë që prej tyre të nxjerrim përvojë dhe kuptim për atë që përjetojmë.
Këto lojëra i referohen pikërisht realitetit tonë të përditshëm: frikërave tona, marrëdhënieve, asaj që shohim, sukseset, dështimet, këndvështrimit tonë mbi të bukurën.
Qëllimi është, ashtu siç edhe autorja e përshkruan përmes kësaj loje të madhe shahu, që edhe në dhimbje të kërkojmë shkakun dhe arsyen, pa u përpjekur të shmangim asnjë element të natyrës, sepse secili prej tyre është një aspekt që na përcjell drejt zhvillimit.
Ndaj, nuk është e rëndësishme të dalim humbës apo fitimtarë, pasi asnjëra prej këtyre nuk është një e vërtetë absolute. E rëndësishme është që, brenda kësaj loje, të mësojmë të jemi të pranishëm, të kuptojmë atë që po përjetojmë dhe të bëhemi protagonistë të jetës sonë.
No comments:
Post a Comment